Historiku i shkollës

THEMELIMI DHE VEPRIMTARIA E SHKOLLËS PERIUDHA (1968-1981)

   Bazuar në Ligjin e arsimit të mesëm, të raportit të Entit Pedagogjik për përparimin e Arsimit dhe të kërkesës së Entit për Inkuadrim në Prishtinë, Sekretariati Krahinor për Arsim e Kulturë, me vendimin 02.nr.2828 të dt.22.X.1968 themeloi qendrën për arsimim të të rriturve në kuadër të Entit për Inkuadrim të rajonit të Prishtinës.
Veprimtaria: Aftësimi dhe arsimimi profesional i të rriturve dhe rinisë shkollore për thirrjen: punëtor i kualifikuar nga degët:
-metalike (axhustator, tornitor, automekanik, llamaristë të ndërtimtarisë)
-elektrike (autoelektricist, elektricist, radio dhe tv mekanik, mekanik dhe  aparate teknike)
-ndërtimtari (murator, latues, armirues)
-hotelieri (kamarier dhe gjellbërës)
Popullata: e moshës mbi 17 vjet, të pa kualifikuar dhe të evidentuar në Entin për  Inkuadim si të pa punë.
Planprogramet: Trevjeçare të profileve të caktuara, të realizuara për dy vite dhe planpograme afatashkurtëra për nevojat e tregut të punës në vend dhe jashtë vendit.
Punësimi: Ndërmjetësues Enti për Inkuadrim sipas kërkesave të tregut të punës. Në këtë periodë, janë punësuar si të aftësuar dhe të arsimuar me mijëra punëtor, në tregun e punës të Kosovës dhe Evropës Perendimore.
Financimi: Enti për inkuadrim.

NDËRRIMI I VEPRIMTARISË – PERIUDHA 1981-1987

   Tentimi, që të vazhdohet jetësimi i reformës së arsimit, i ndanë në dy faza, shtimi i administratës në Entin për Inkuadrim dhe mendimi i krijuar, se shkollat e këtilla janë barrë e panevojshme për institucionet e punë-simit  dhe se arsimi i tëri duhet të lidhet me ekonomi (atëherë punën e bashkuar), u bënë shkak që kjo shkollë të shkëputet nga Enti për punë-sim dhe të radhitet me sistemin e rregullt të shkollave të mesme si Organizatë Edukative Arsimore e Arsimit të Mesëm të Orientuar (OEAeAMO) ”Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë, me vendimin 02.nr.611-433/81 të datës 03.XII.1981.Në këtë periudhë, përmirësohet infrast-ruktura e shkollës, mbindërtohet një kat për mësim teorik mbi punëtoritë e ndërtuara në vitet 1971-72, me sipërfaqe prej 1500 m²,si kompenzim i lokaleve të lëshuara në ndërtesën e Entit për Inkuadrim.

PERIUDHA E VITEVE 1999-2000

   Pas disa kontakteve të pasuksesshme me KFOR-in gjatë korrikut dhe gushtit të vitit 1999, më 07.09.1999 kontaktojmë me përfaqësuesin e
GTZ-së (organizatë qeveritare gjermane) z. Matias  Ripe dhe që nga ajo ditë ndihma dhe kontributi i organizatave qeveritare e joqeveritare ndërkombëtare për shkollën tonë nuk është ndërprerë.Më 20.09.1999, dorëzohet koncepti për rivitalizimin e objektit. Në nëntor 1999, projekti për rivitalizim zgjërohet në projektin e dytë të programit KERP (Projekti për Rehabilitimin e Edukimit në Kosovë, të cilin e realizojnë DRA, NOVIB, OXFAM dhe SBASHK).
Këto dy projekte, realizohen brenda periudhës qershor 2000 – maj 2001 dhe përfshijnë:
1) Riparimin e katit përdhesë prej 1500 m² dhe pajisja e tri punëtorive për mësim praktik të salduesve, axhustatorëve, tornitorëve dhe automekanikave, si dhe dy kabinete për informatikë me nga 15 kompjuterë, realizohet sipas projektit GTZ-së. GTZ-ja ka dhënë kontribut të madh në trajnimin e kuadrit profesional dhe përgatitjen e kurrikulave në lëmin e makinerisë dhe tekstilit dhe trajnimin e mesimdhenesve te shkollave profesionale te Republikes se Kosoves ne nivele dhe aspekte te ndryshme, gjithnje ne bashkepunim me MASHT- per avansimin dhe realizimin e reformes se arsimit ne Kosove.
2) Riparimi i katit të parë për mësim teorik në sipërfaqe prej 1500 m²,  poashtu mbindërtimi i katit të dytë edhe me 15 dhoma mësimi e lokale tjera përcjellëse nga projekti KERP.

Në vitin 2001, ka filluar bashkëpunimi mjaft i frytshëm me Atlas Logistique nga Franca me donacione të Dukës së Madh të Luksemburgut, në veprimtarinë arsimore edukative të profilit arsimor automekanik. Deri në vitin shkollor 2003/04, nxënësit e këtij profili e kanë kryer mësimin praktik në punëtoritë e kësaj organizate dhe janë trajnuar tre arsimtarë për mbajtjen e mësimit praktik të këtij profili.
Sipas memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar ndërmjet shkollës dhe Atlasit Logstique, pajisjet për këtë profil i janë dhuruar shkollës, kunxënësit dhe arsimtarët e këtij profili arsimor do ta vazhdojnë punën e tyre.

Në vitin shkollor është nënshkuar një mëmorandum i mirëkuptimit ndërmjet shkollës dhe Sëiss Contact-it zvicerian për pajisjen e një punëtorie për profilet arsimore të nxemjes qëndrore dhe instaluesve të ujit dhe kanalizimit, si dhe trajnimin e pesë arsimtarëve për këto profile.
Bashkëpunimi i shkollës me këtë organizatë, ka vazhduar në përgatitjen profesionale të të rinjëvë për këto dy profile dhe forma tjera të aftësimit të të rriturve si dhe bashkëpunimin me partnerë të kësaj veprimtarie.

Në vazhdim të bashkëpunimit me Sëiss-Contakt dhe realizimit të projektit të vazhdimit pë deri nբ fund të vitit 2009 donacionet janë shtuar Duke u pajisur një punëtori e veçant për mësim praktik të nxënësve të profilit të ujësjellësit dhe plotësimin e punëtorisë së automekanikëve dhe trajnimeve tëmësimdhënësve të praktikës edhe nga shkollat tjera profesionale të Republikës së Kosovës.Kontributi I madhë I kësaj organizate në pajisje të punëtorive, në përpilimin e kurrikulave, në trajnimin e mësimdhënësve të mësimit praktik pë këto tri profile me ekspert ndërkombëtar dhe sigurimin e trajnerëve vendor  vazhdim ende për të gjitha nivelet e pëgatitjes profesionale të rinisë sonë shkollore.
Në vitin shkollor 08.XI.2004/05 me përkrahjen e MASHT është siguruar edhe një punëtori për mësim praktik të nxënësve të profilit të konfeksionit dhe rrobaqepësisë, në këto gjashtë punëtori të pajisura për mësim praktik, në dy kabinete të informatikës, 25 dhoma mësimi të pajisura me inventar të ri e të ruajtura mirë, me mjete mësimore konkretizimi dhe me lokale tjera përcjellëse në një sipërfaqe mbi 4500m².